Kështjella e Rozafatit
është e ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodres. Mbi faqet e pjerrëta të kodrës ngrihen muret rrethuese të cilat zenë një sipërfaqe rreth 9 ha. Në periudhën e lashtë muret ishin të stilit poligonal, gjurmë të të cilave ruhen edhe sot. Si qendër e fortifikuar ilire përmendet për herë të parë gjatë sundimit të mbretit Gent dhe historiani Tit Livi e quan "vendi më i fortë i labeatëve". Kështjella del me emrin Rozafa në periudhën e mesjetës, gjatë së cilës u pushtua herë nga sllavët dhe herë nga bizantinët. Brenda mureve të saj ruhen një sërë mjedisesh si garnizone, depo, një ndërtesë administrative etj. Sipërfaqja e brendshme ndahet nga muret e tre oborreve, me porta mes tyre. Oborri i tretë, i cili është më i vogël se të tjerët, ndodhet në pjesën më të lartë të kodrës. Në muret dalës të tij, ka të dalura drejtkëndëshe që zëvendësojnë kullat, ndërsa në murin e jashtëm, kullat janë më të dendura. Brenda kështjellës ka disa ambiente që lidhen me një kullë rrethore, një depo si dhe një godinë trekatëshe të kohës veneciane. Oborri i dytë zë pjesën qendrore dhe më të madhe të kalasë duke u ndarë nga oborri i parë me një mur tërthor pa kulla. Brenda tij ndodhen katër depozita për grumbullimet e ujit, katërkëndëshe të mbuluara me qemerë, prej të cilave uji merrej përmes grykave të puseve rrethore. Aty ruhen dhe një depo, një burg si dhe një kishë e kthyer më vonë në xhami. Oborri i parë komunikon me hyrjen kryesore të kalasë, para së cilës në vitet 1407-1416, u ndërtua një oborr i fortifikuar, një sistem paramuresh me kthesa të mprehta që zënë pjesën lindore të kalasë. Oborri përbëhet nga një kullë katërkëndëshe me gjerësi 10 metra dhe gjatësi 20 metra, kati i poshtëm i së cilës është i mbuluar me një qemer cilindrik përshkues që nga hyrja. Në dy anët e kësaj galerie ndodhen nga katër nike të mbuluara me qemer cilindrik.

Ura e Mesit,
ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodres mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë. E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashe Bushati, ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën. Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë . Me gjatësi 108 metër, gjërësi 3.40 metër dhe me 13 harqe jo simetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri, Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër. Në bazë shikohet qartë se nuk është lineare. Por merr një anim prej 14° drejt anës së ulët rreth 5 m në të djathtë të harkut të madh. E detyruar nga shkëmbijt e shtratit të lumit. Mund të shohim prej teknikave të ndërtimit se Ura e Mesit ka dy faza ndërtimi. Faza e parë pau ndërtimin e harkut qëndror dhe 3 tjerëve pranë, dy në të majtë e një në të djathtë. Në fazën e dytë të ndërtimit, Kiri mbuloj urën dhe si pasojë u ndërtuan harqet e vogla si ndihmesë në secilin skaj. Sot ura ka 13 harqe. Më i madhi në qendër, ka një pasqyrë prej 21.5 m, i mbajtur nga brinjë dyfishe me gjërësi 1,08 m. Ura ka pësuar shumë dëme nga koha, moti dhe vërshimet e lumit[1], por në Maj 2010 u mundësua përfundimi i rinkonstriksionit të urës dhe përshtatja për këmbësorë

Fototeka Kombëtare “Marubi”
është krijuar më 1970 pas dhurimit që i bëri Gege Marubi arkivit së tij personal prej tre brezash, me rreth 150 mijë negativë, shtetit. Në këtë arkiv gjenden negativë nga të gjitha formatet, që nga 30 cm x 40 cm dhe deri te 6 cm x 9 cm në pllaka xhami, nga viti 1858 deri në vitin 1959. Ky, është një nga arkivat më të pasur të Ballkanit. Në të mund të gjesh negativë me tema të ndryshme dhe figura po kaq të shumëllojshme, si pashallarë, vezirë, oficerë turq dhe deri konsuj të kombësive të ndryshme, italianë, francezë, austriakë, anglezë, rusë, grekë, serbë, figura nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore dhe figura shqipëtarësh të rëndësishm si Luigj Gurakuqi, Fishta, Mjeda, Asdreni, Koliqi, Lasgush Poradeci, Migjeni, Azem e Shote Galica e shumë e shumë figura të tjera të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Gjithashtu në arkiv mund të gjesh negativë me tema nga etnografia, urbanistika, monumentet e kulturës, historia, pazari, lundrimi në Bunë etj, Gegë Marubi, i fundit i dinastisë Marubi., ishte mjeshtër i portretit dhe i peisazhit me infra të kuqe. Ishte i pari ai që përdori këtë proces të zhvillimit të fotografisë, pasi e mësoi në Francë ku dhe kreu studimet. Këtë nismë e përkrahën dhe fotografë të tjerë shkodranë si Shan Pici që filloi të punojë nga viti 1924 dhe deri 1962 në Lezhë. Ai i dhuroi shtetit rreth 70 mijë negativë të formatit 18x24 deri 4x6 në pllaka xhami dhe në filma celuloidi. Shani, siç e quante populli, ishte fotografi i Malësive. Në materialin që ai dhuroi, ka tema të ndryshme si : peijsazhi i tij i famshëm, urbanistika, etnografia, pazari, sporti e shumë tema të tjera të rëndësishme.

Orkestra frymore
Nuk ka asnjë qytet tjetër jo vetëm në Shqipëri dhe trevat shqiptare, por as në rajonin e ballkanit jug-perendimor që të ketë kultivuar dhe trashëguar në mënyrë kaq të fuqishme dhe qytetare, aftësinë e bandave dhe orkestrave frymore, por dhe orkestrave në përgjithësi. Shkodra, është një nga kryeqëndrat muzikore në trashëgiminë kulturore, e cila rrezaton edhe sot, një madhështi të kësaj trashëgimie të jashtëzakonshme. Një nga studiuesit dhe muzikologët shkodrane të apasionuar, ka shpjeguar edhe historikun, por ka bërë edhe tendencën për të lartësuar trashëgiminë e ky është Tonin Zadeja që thotë se: Shkodra njihet si një ndër qytetet që ka patur, duke filluar nga dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit 19-të dhe gjysmës së parë të shekullit 20-të një veprimtari të gjërë muzikore dhe artistike. Normalisht që Zadeja ka bërë edhe përshkrimin e saktë historik. Në fakt, duhet thënë se as komshinjtë veriorë në Malin e Zi dhe ato jugorë që shkojnë përtej Korfuzit në jug dhe Janinës, por edhe në zonën e sotme të Maqedonisë dhe Kosovë, nuk kishte në këtë lartësi, organizime të tilla të shumta dhe profesioniste, si në qytetin e madh verior të trevave shqiptare. Duhet të shkoje në Selanik, apo Zagreb dhe Beograd, që të gjeje edhe simotra në atë nivel, apo edhe më shume se kaq, për të bërë një lloj krahasimi kulturor. Është fjala për vite 1870-të e më pas, dhe kjo është edhe cilësia e Shkodrës, si qytet që si me muzikën, fotografinë, artin, pikturën, letërsinë, ishte një pararoje shqiptare në përgjithësi. Kjo, kur në përgjithësi, treva ishte jashtë kontekstit muzikor dhe artistik. E vërteta është se orkestra e parë frymore ka ardhur në Shkodër, dhe është krijuar nga misionari françeskan at Tom Marcozzi, por dhe fondet e mbledhura në popull kanë bërë të mundur sjelljen në vitin 1877-të që njihet edhe viti i krijimit të bandës së parë “frymore” ose orkestrës frymore, blerjen e veglave apo instrumentat frymore. Në këtë kohë, është sjellë nga Napoli për të krijuar orkestrën e parë frymore mjeshtri Giovani Canale, dhe fillimet ishin normalisht në ndihmën e klerit katolik, por më vonë shumë organizime ishin të karakterit laik dhe shtetëror. Koncerti i parë është bërë në vitin 1878-të, dhe ka pasur 31 pjesmarrës si shtresa zejtarësh, e interesante ishte sa shpejt u formua edhe ndjesia, por edhe aftësia për tu profesionalizuar në këtë drejtim të ri. Kishte pjesë të karakterit marcial, pra marrshe, por orkestra guxonte dhe luante edhe pjesë ariesh nga opera të njohura. Mbas largimit të mjeshtrit Canale, rreth viteve 1880-të, trashëgimia dhe kultura muzikore i kalon Palok Kurtit, një nga korifejtë e muzikës dhe orkestrimit në Shkodër. Janë marrshet dhe muzika patriotike e këtij të fundit, që kanë shoqëruar edhe ato vite të mbingarkuara, duke zgjuar edhe ndjenjën kombëtare edhe për luftën dhe mbledhjen e popullit në raste interesi kombëtar. Për këtë aktivitet, Kurti është internuar nga qeverisja turke në Azi të vogël. Ai kthehet dhe riaktivizohet në 1900-tën, megjithse “ja mbyllin sërish” dhe sërish formon një orkestër në vitin 1901, me të rinj të shkollës së artizanatit kur dy vite më përpara, ishte ngritur edhe një e tillë nga Kisha Katedrale me ndihmën e imzot Sarreqit me drejtues Frano Ndoja. Kishte një larmi pjesësh të orkstruara, por ama pjesët patriotike ishin ato kryesoret. Kjo orkestër e Ndojës, kaloi në 1917-tën, në varësi të Bashkisë së Shkodrës, e cila tashmë kishte profesionistë të vërtetë në gjirin e saj.