Qarku i Shkodres ka nje pasuri te madhe turistike te klimes malore, ku perfshihen edhe Boga, Kelmendi, Terbuni etj, ndersa Razma, Thethi e Vermoshi jane me te frekuentuarat pasi ato prej vitesh kane qene zona turistike te njohura ne vend, ndersa tani, ne pershtatje me ekonomine e tregut, turizmin e shohin si biznes dhe ne keto zona gjen hotele apo banesa te pershtatura per turizem ose, siç njihen me gjuhen e popullit, hane.
Razma
Ndodhet 41 km nga Shkodra dhe 900 metra mbi nivelin e detit, rreze malit te Veleçikut. Per te shkuar atje, udhetimi nga Shkodra behet me furgone deri ne Koplik dhe atje po me furgone deri ne Razem dhe kushton 300 leke te reja per person. Udhetimi zgjat nje ore. Rruga e rikonstruktuar, edhe pse e ngushte, ben te mundur qe ne Razme te shkohet lehtesisht edhe me makina te vogla.
Ne Razme ka hotele, si dhe shtepi private qe nuk jane ne sherbim te pushuesve, por u perkasin familjeve nga Shkodra qe shkojne e pushojne atje. Ndertimi i shtepive ne Razem nga shkodranet ka nisur qe ne vitet '20 te shekullit te kaluar. Ajo eshte nje nga vendet me te bukura dhe me klimen me te shendetshme te Alpeve. Ne mes te pishave, lendinave, kullotave alpine e peisazheve malore ka mjaft banesa te tipit alpin. Vizitoret e shumte argetohen me ekskursione alpinistike, ndeshje sportive, gjueti etj. Razma, ndryshe nga zonat e tjera turistike alpine, frekuentohet dendur ne te gjitha stinet e vitit. Ajo eshte nje pike turistike me vlera kurative per semundje te ndryshme. Zona turistike e Razmes shtrihet ne nje pllaje karstike, qe paraqet kontraste befasuese ne reliev, duke ofruar kushte mjaft terheqese per zhvillimin e turizmit malor. Ky reliev perfaqesohet nga tre fusha: ajo e Razmes, Troshanit dhe Fusha e Zeze.
Pyjet e ahut dhe te pishes gershetohen me ajrin e paster dhe te fresket sidomos gjate veres, por edhe gjate dimrit ka ne vetvete vlera turistike te veçanta. Ka nje faune te pasur me kafshe e shpende. Gatimet jane tradicionale dhe kryesor mbetet ferliku, i cili piqet ne ambiente te jashtme.

THETHI
Ndodhet rreth 70 km larg Shkodres, ne zemren e Alpeve shqiptare. Per vlerat e tij klimaterike dhe ate te biodiversitetit, Thethi eshte shpallur Park Kombetar, i cili eshte gjithashtu edhe pjese e projektit te perbashket te "Parkut te Paqes", qe perfshin nje rajon nderkufitar te "Bjeshkeve te Namuna" midis tre shteteve: Shqiperise, Kosoves dhe Malit te Zi.Siperfaqja e parkut kombetar perfshin nje areal prej 2 630 hektaresh dhe shtrihet ne nje lartesi prej 600 - 2 570 metra mbi nivelin e detit. Ketu ka nje mbulese te dendur pemesh ku 90% perfaqesohet nga pyjet e dendura te ahut, por dhe panje, frasher, shkoze etj. Fauna e parkut perbehet nga 50 lloje shpendesh, 10 lloje reptilesh dhe 8 lloje amfibesh. Ketu gjenden edhe lloje te ndryshme qukapikesh, shqiponja e arte, salamandra alpine, si dhe nje shumellojshmeri fluturash shumengjyreshe. Ne ujerat e lumit Shale qe gjarperon ne mes te Thethit, gjendet edhe trofta e mermerte.Thethi ka pamjen e nje pellgu 800 metra mbi nivelin e detit. Ai eshte i vendosur midis nje kurore majash te thepisura, si: Radohima, Maja e Arapit, Maja e Alise, qe spikatin per bukurite e rralla ne te gjithe Alpet. Permes fshatit rrjedh lumi i Shales, me ujin e tij te bollshem, te rrembyeshem, te paster si kristali e te ftohte si akulli. Nga malet zbresin zhurmshem e me furi katarakte e ujevara. Thethi shquhet per kontrastet e relievit, ujevarave, bimesise se dendur, livadheve e sidomos i ngjyrave. Mjaft terheqese jane burimet e ujerave te Okolit. Rruga per ne Theth behet kryesisht nga segmenti Shkoder- Koplik- Boge-Theth dhe me furgon kushton 1000 leke.
Deri ne Boge ajo eshte e asfaltuar, me pas paraqitet mjaft problemtike, sidomos ne pjesen e Qafes se Thores. Ketej shkohet vetem me makina te larta , furostrade, furgone etj. Kjo rruge bllokohet çdo vit nga bora dhe hapja e saj behet e mundur vetem ne muajt prill e maj. Udhetimi per ne Theth zgjat 5-6 ore.

VERMOSHI
Perben skajin me verior te Republikes se Shqiperise. Ai gjendet ne nje distance prej 95 kilometrash nga qyteti i Shkodres dhe eshte pjese e komunes se Kelmendit ku ndodhen dhe fshatra te tjere me potenciale turistike, si: Tamara, Selca, Qapa e Perdolecit, Lepusha dhe veçanerisht Vermoshi. Deri ne Tamare rruga eshte normale, ndonese me kthesa te shumta qe kalon permes Qafes se Rrapshit, Leqeve te Hotit, ura e Tamares, ndersa nga aty e deri ne Vermosh rruga paraqet probleme. Udhetimi kushton 500 leke te reja dhe mund te behet edhe me makina private te larta. Nga Shkodra deri ne Vermosh udhetimi zgjat 5 ore. Fshati i Vermoshit eshte i ngritur mbi nje fushe malore te krijuar ndryshe lumi i Limit. Ai eshte nje lugine me origjine akullnajore, e vendosur ne lartesine 1 100 metra mbi nivelin e detit. Ne te dyja anet e lugines ngrihen shpate malesh me pjerresi te konsiderueshme dhe te veshura me pyje dhe kullota. Bimesia drunore perbehet kryesisht nga ahu dhe haloret. Vermoshi shquhet per panoramen e tij, si dhe per reshjet e debores qe zgjasin afro 100 dite ne vit.Nje nder aktivitetet, te cilat zhvillohen per çdo vit ne Vermosh eshte "Logu i Bjeshkeve", qe zhvillohet ne gusht, ne te cilin zgjidhet "Miss Bjeshka". Vajzat konkurruese ekspozojne kostume kombetare tradicionale te zones se Kelmendit dhe Malesise se Madhe. Aktivitetet kryesore te cilat mund te zhvillohen ne Vermosh, jane ngjitjet malore ne malesine e Marlules, shetitjet ne luginat e thella alpine (te Lepushes dhe Cemit), skite ne shpatet natyrore me debore, peshkimi sportiv i troftes etj. Nje aktivitet tjeter jane turet e biçikletave malore. Per kete zone ka harta perkatese me detaje per itineraret.

Kelmendi
Malësia e Kelmendit shtrihet në skajin verior të Alpeve Shqiptare. Në kuptimin etnografik, fisi i Kelmendit bën pjesë në malet e Malësisë së Madhe. Sipas shtrirjes së vjetër fisnore Kelmendi kufizohet me Hotin, Kastratin dhe Shalën në jug, me Gash e Krasniqe në lindje, kurse me Vasojeviçët, Kuçin, Triepshin dhe Gruden në veri. Banorët e këtij fisi, banojnë kryesisht rreth dy burimeve të lumit Cem, Vuklit dhe Selcës dhe lumit të Vermoshit. Komuna e Kelmendit sot ka 6344 banorë, të përqendruar në fshatrat : Vermosh, Lëpushë, Selcë, Tamarë, Brojë, Kozhnja, Nikç, dhe Vukël. Emri këtij fisi vjen nga fjala latine clemens-(tis), dmth. i urtë, i thjeshtë, i mirë. Këtë emërtim të natyrës së njeriut, më vonë e gjejmë si emër personal, Clemens. Ndër shkrimet e studiuesve të huaj e gjejmë në forma të ndryshme fonetike "Klemnti", "Klimenti", "Clementiner" etj. kurse në gjuhën shqipe "Klmen-Klmente"3) gjegjësisht "Kelmendi". Për herë të parë, në kuptimin e sotëm, si emër personal, e takojmë tek zëvendësi i tretë i Shën Pjetrit Papa Klementi e I-rë (90-101), cili duke predikuar fjalën e Krishtit ndër paganë, u martirizua. Kelmendasit këtë e kanë mbajtur për Shenjt, dhe mbrojtës të fisit në tërë historinë e tyre duke ia kushtuar njëherit edhe tempujt e lutjes ndër kisha. Për këtë arsye kelmendasit në mënyrë të veçantë i nderonin papët e Romës. Këtë gjë na e dëshmon në një relacion për kelmendasit dërguar Selisë së Shenjte në vitin 1636, nga At Bonaventura. Ai shkruan se kur se serbët e fesë ortodokse, të ardhur në tokat kelmendase për të shpëtuar nga barbarizmat e ushtrisë turke, filluan ta fyenin papën, këta të fundit i kërcënuan se do t´i përzinin nga territori i tyre fisnor